ALB EAGLE


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Rrafshnalta e Tibetit on Thu Jun 25, 2009 2:28 pm

mergim




cri
Rajoni Autonom i Tibetit ndodhet në rrafshnaltën Cinhai-Tibet të Kinës jug-perendimore. Nga perendimi dhe jugu Tibeti takohet me Indinë, Nepalin, Sikinin, Birmaninë etj. Kurse nga lindja dhe veriu, Tibeti takohet me provincat Junnan, Sicuan, Cinhai dhe Rajonin Autonom të Singjian-ujkurit. Sipërfaqja e përgjithshme e Rajonit Autonom të Tibetit është mbi 1 milion e 220 mijë kilometra katrore. Këtu jetojnë në nëmyrë harmonike kombësitë e ndryshme si tibetiane, Hane, Menba, Geba, Hui etj . Popullsia në Tibet është 2 milionë e 630 mijë. Kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit është Lhasha.

Niveli mesatar i të gjithë rajonit mbi detin është mbi 4 mijë metra dhe Tibeti është rrafshnanta me sipërfaqen më të madhe dhe me nivelin më të lartë mbi detin në botë dhe shquhet si "cadra e botës". Klimat midis ultësirës së Tibetit jugur dhe rrafshnaltës së Tibetit verior janë të ndryshme. Në ultësirën e Tibetit jugor, është e ngrohtë dhe bjen shumë shi. Temperatura mesatare vjetore është afro 8 gradë cersius. Kurse rrafshnalta e Tibetit verior është me klimën kontinental dhe temperatura mesatar vjetor është nën 0 gradë cersius. Periudha e ngrirjes është më shumë se 6 muaj.

Në Rajonin Autonom të Tibetit, ka mbi 20 lumenj të mëdhenj dhe mbi 100 lumenj të vegjel. Lumenjtë e njohur janë lumi Gjinshagjian, lumi Nugjian, lumi Lanchangjian dhe lumi Jaluxhanbu. Tibeti është edhe një rajon me më shumë lumenj ndërkombëtarë. Burimi i ujit të lumenjve të Tibetit vjen kryesisht nga shiu, dëbora e shkrirë dhe uji nëntokësor. Këtu uji është i pasur, me pak rërë dhe me cilësi të mirë.

Lumi Jaluxhanbu ëshë lumi i parë i madh në Tibet. Ky lum bron nga maja e akullt Gjiemajanxhon të maleve Himalaja. Gjatësia e këtij lumi brenda Kinës është 2057 kilometra dhe sipërfaqa e rrjedhjes së këtij lumi është mbi 240 mijë kilometra katrore. Niveli i këtij lumi mbi detin është afro 4500 metra. Lumi Jaluxhanbu është lumi i madh me nivelin më të lartë mbi detin në botë. Lumi Jaluxhanbu kur hyn në Indi, quhet lumi Maputela.

Në rrafshnaltën e Tibetit ka mbi 1500 liqene të mëdha dhe të vogla. Ndër ta, liqenet namucuo, Selincuo dhe Xasinanmucuo janë me sipërfaqet prej mbi 1 mijë kilometrash katrore. Sipërfaqa e përgjithshme e liqeneve të Tibetit arrin në afro 24 mijë kilometra katrore që zë afro një të treta të sipërfaqes së përgjithshme të liqeneve të mbarë Kinës. Këtu ka më shumë liqene me ujë të kripur se sa liqene me ujë të embël. (Du)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum create | Music and Radio | Hip-Hop music | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forums