ALB EAGLE


You are not connected. Please login or register

Tiparet e pergjithshme te klimes

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Tiparet e pergjithshme te klimes on Sun Dec 20, 2009 5:39 pm

QeNdR][m




Klima e larmishme
Trevat perendimore kane klime mesdhetare, qe dallohet per veren e nxehte dhe te thate dhe dimrin e bute dhe shume te lagesht. Ne brendesi dhe ne lindje te tyre klima merr karakter kontinental, qe dallohet per dimer te ashper dhe veren e nxehte, kurse rreshjet me shume bien ne pranvere dhe ne vjeshte. Ne lartesite e maleve shfaqen tipare te klimes malore, qe dallohet per veren e fresket dhe dimrin e ashper me debore te shumte.
Klime mjaft e paqendrueshme
Jane te shpeshta rastet kur temperaturat ulen ose ngrihen shume, kur bien nje sasi shume e madhe rreshjesh ose kur per kohe te gjate nuk bien fare rreshje.

Faktoret e formimit te klimes
Klima e trevave shqiptare formohet nen veprimin e ketyre faktoreve: posita gjeografike, masat ajrore, relievi, detet, bimesia dhe veprimtaria e njeriut.
Posita gjeografike
Ne trevat perendimore kushtezon karakterin mesatar dhe mesdhetar te klimes, kurse ne trevat lindore shqipetare nje klime me shume kontinentale.
Masat ajrore
Mbi trojet shqipetare vijne masa ajrore te ngrohta nga gjeresite gjeografike tropike dhe masa te ftohta nga gjeresite gjeografike mesatare dhe me te medha. Ne trevat perendimore takohen kryesisht masa ajrore detare, kurse ne trevat lindore mbizoterojne masat ajrore kontinentale, qe vijne nga lindja dhe verilindja.
Relievi
Ndikon tek klima nepermjet lartesise se madhe mbi nivelin e detit(me rritjen e lartesise ulet temperatura, rritet sasia e reshjeve, numri i diteve me reshje debore dhe trashesia e saj); nepermjet drejtimit mbizoterues veriperendim- juglindje te vargjeve malore, te cilat pengojne depertimin e ererave te ngrohta detare ne lindje dhe te ererave te ftohta kontinentale ne perendim; nepermjet copetimit te madh dhe shumellojshmerise se formave te tij, te cilat sjellin ndryshime te medha klimatike nga njera zone ne tjetren.
Detet
Ndikimi i tyre shprehet ne zbutjen e ndryshimeve te temperatures, ne lindjen e qarkullimit lokal te ererave te puhise detare dhe te tokes, ne shtimin e lageshtires se ajrit dhe te tjera.
Bimesia pyjore
Kjo ndikon me shume te klima, ajo zvogelon ndryshimin e temperatures , krijon ererat lokale dhe rrit lageshtine e ajrit.
Ndikimi i njeriut
Disa nga shkaqet e mikroklimave jane : tharja e kenetave dhe e mocaleve, pyllezimet ose shpyllezimet, krijimi i liqeneve artificiale , krijimi i komplekseve te medha industriale etj.

Elementet klimatike, temperatura

Shtrirja e madhe e trevave shqiptare nga bregdeti ne brendesi te gadishullit te Ballkanit dhe ne drejtim vertikal kushtezon ndryshime te dukshme te vlerave te temperatures te ajrit.
Temperatura mesatare vjetore
Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 17 grade C (bregdeti jonian) deri ne 7 grade C ( lartesia 1200m -Vermosh ne veri te Shqiperise). Ne lartesite me te medha te trevave lindore kjo temperature eshte dhe me e ulet.
Muaji me i nxehte
Muaji me i nxehte eshte Korriku. Mesatarja e temperatures per korrikun ne zonat e uleta eshte mbi 25 grade C ( Sarande, Kumenice, etj). Vlerat me te larta te temperatures kane arritur rreth 44 grade C(Kucove). Ne zonat e brendeshme dhe te larta temperaturat mesatare arrijne 13 grade C ( Kodra e Diellit ne malin e Sharit ).
Muaji me i ftohte
Muaji me i ftohte eshte janari. Per zonat e uleta dhe bregdetare mesatarja e temperatures per janarin arrin mbi 10 grade C. Ne lartesite dhe ne trevat lindore, me dimer te ftohte kjo mesatare eshte mjaft e ulet nen -3 grade C . Minimumi me i ulet i temperatures ka arritur -29.4 grade C ( Manastir).

Reshjet

Sasia mesatare vjetore e rjeshjeve
Kjo sasi rjeshjesh ndryshon nga rreth 600mm ne fushegropat e brendeshme ne mbi 3100mm (ne Boge - Alpet perendimore te Shqiperise). Me pak reshje bien ne brendesi te rajone shqiptare, pasi ererat shiprurese e kane shkarkuar pjesen me te madhe te lageshtise se tyre para se te vijne ne keto rajone.
Shperndarja e reshjeve
Shperndarja e reshjeve gjate vitit ndryshon. Ne trevat perendimore shqiptare pjesa me e madhe e reshjeve bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse ne trevat lindore pjesa me e madhe e reshjeve bie ne periudhen e pranveres dhe pjeserisht ne vjeshte.
Reshjet e debores
Keto reshje jane nje dukuri shume e rralle ne bregdetin Jonian, kurse ne drejtim te lindjes dhe te lartesive te zonave malore ato perbejne llojet mbizoteruese te rjeshjeve.
Klima e trevave shqiptare eshte e larmishme, mesdhetare ne perendim , me tipare kontinentale ne lindje dhe malore tek lartesite. Ajo eshte mjaft e paqendrueshme.

Vlerat e klimes dhe shfrytezimi i tyre nga njeriu

Klima e vendit tone bene ben pjese ne grupin e klimave me te pershtatshme per veprimtarine jetesore te njeriut. Ajo ka vlera te shumta. Nder to vecojme: larmine e theksuar, pasurite termike dhe reshjet e bollshme.
Larmia e theksuar krijon mundesi per zhvillimin e nje bujqesie shumedegeshe. Ne rajonet e ulta dhe bregdetare me klime mesdhetare kultivohen shume mire pambuku, agrumet, ullinjte, vreshtat etj. Dallohet sidomos Rivjera pergjat detit Jon, Ultesira Perendimore e Shqiperise dhe Rivjera e Ulqinit. Ne rajonet me klime kontinentale dhe malore kultivohet shume mire thekra, mollet, kumbullat, geshtenjat, panxhari i sheqerit etj. Dallohet sidomos fusha e Kosoves, Pollogu, fushegropa e Manastirit, e Korces etj.
Ne te njejten kohe, kjo larmi e theksuar klimatike ndihmone ne krijimin e kushteve te pershtatshme per zhvillimin me sukses te te gjitha llojeve te turizmit. Vera e gjate mesdhetare dhe shkelqimi i madhe i djellit jane shume te pershtatshme per zhvillimin e turizmit blu bregdetar dhe bregliqenor. Per te shfrytezuar keto kushte te pershtatshme klimatike jane ndertuar mjedise turistike sidomos ne Rivjeren e Camerise dhe te Ulqinit, ne brigjet lindore dhe veriore te liqenit te Ohrit etj.
Numri i madhe i diteve me shtrese debore dhe trashesia e madhe e saj krijon kushte shume te pershtatshme per turizmin e bardhe ne vendet malore.
Pasurite termike jane me te medha ne rajonet perendimore dhe jugperendimore te trevave shqiptare, tek te cilat temperatura mesatare arijne vlera te larta, madje dhe ne muajin janar rreth +10grade C. Tek keto zona ngricat dhe debora jane dukuri te ralla, vetem gjate nje periudhe kohe shume te shkurter te dimrit. Kjo bene te mundur qe e njejta toke e punueshme te shfrytezohet dy tri here ne vit dhe ne te mbillen dhe riten bime bujqesore qe duan nxehtesi.
Reshjet e bollshme sidomos ne trevat malore (rreth 2000mm ne vit) dhe debora e shumte qe bie ne keto rajone krijojne rezerva te medha ujore, te cilat perdoren per furnizimin e qendrave te banuara, per ujitje artificiale, per industri etj.

Dukuri negative te klimes

Krahas shume vlerave klima e vendit tone ka edhe dukuri negative, qe krijojne veshtiresi per disa veprimtari prodhuese, duke u shoqeruar me deme te medha ekonomike.
Regjimi shume i crregullt i reshjeve. Kjo verehet sidomos ne vendet me klime mesdhetare, tek te cilat, si pasoje e rreshjeve shume te pakta qe bien gjate stines se veres, shfaqet thatesira e theksuar, qe zgjat 3-4 muaj ne vit. Gjte kesaj periudhe bimet e kultivuara nuk mund te zhvillohen pa ujitje artificiale. Nevoja e ujitjes artificiale ndihet edhe ne gropat dhe fushegropat lilndore. Kjo eshte arsya qe ne keto vende jane bere perpjekje te medha per te siguruar ujin , duke ndertuar ujmbajtes qe grumbullojne ujin e rreshjeve te shumta te stines se dimrit per ta perdorur ne vere.
Regjimi shume i cregullt i rreshjeve ka edhe nje pasoje tjeter te demshme, qe eshte me e dukshme ne rajonet me klime mesdhetare. Gjate stines se lagesht te vitit ne keto rajone krijohet nje teprice e madhe lageshtire, madje edhe dalje e lumenjve nga shtrati. Keto dukuri kane pasoja negative per bujqesine dhe per qendrat e banuara. Per te shmangur keto pasoja jane bere kanalizime te shumta, qe kullojne ujin e tepert.

Karakteri i paqendrushem i klimes

Kjo verehet me teper ne trevat perendimore. Jane jo te rralla rastet kure temperature ulet shume, madje edhe ne stinet e ngrohta te vitit, duke demtuar keshtu kulturat bujqesore. Vecanerisht deme te medha sjellin ngricat e gjata, kur ato shfaqen heret ne vjeshte dhe vone ne pranvere.
Jane te shpeshta dhe rastet kur bie sasi shume e madhe rreshjesh dhe me intesitet te madh. Kjo shoqerohet me fryrjen e lumenjve dhe vershimin e tyre, duke demtuar gjithshka: kulturat e mjella, rruget dhe qendrat e banuara. Kjo dukuri eshte e shprehur sidomos ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Per te shmangur keto dukuri te rezikshme klimaterike, jane bere sistemime te shtreterve te lumenjve, qe kane rritur kapacitetin transportues te ujit te tyre.
Shpesh gjate dimrit ne zonat malore, bie nje sasi shume e madhe debore, qe bllokon rruget dhe krijon mundesine e renjes se ortekeve, te cilet sjellin deme ekonomike, madje edhe viktima ne njerez.

http://www.alb-eagle.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forums